PO KALOJNË PUSHIMET SË BASHKU/ Çfarë po kurdisin Enca dhe Dafina Zeqiri? (VIDEO) – AlpeGossip
PO KALOJNË PUSHIMET SË BASHKU/ Çfarë po kurdisin Enca dhe Dafina Zeqiri? (VIDEO)

PO KALOJNË PUSHIMET SË BASHKU/ Çfarë po kurdisin Enca dhe Dafina Zeqiri? (VIDEO)

Pasi kaloi disa ditë të mira relaksi në Turqi, këngëtarja Enca Haxhia është parë sot në shoqërinë e Dafina Zeqirit.

Dy vajzat shfaqeshin së bashku në të njëjtin vend, teksa kanë filmuar edhe video për ndjekësit e tyre në Instagram.

Enca dhe Dafina shkëmbejnë përqafime e puthje me njëra-tjetrën dhe nuk kuptohet qartë se në ç’vend ndodhen.

Kjo ngriti dyshimet tek publiku, një pjesë e të cilit mendon se dy vajzat po kalojnë një ditë pushimi së bashku.

Mirëpo, pjesa tjetër beson se dy këngëtaret diçka po kurdisin dhe me gjasa mund të na sjellin një hit.

Në fakt, s’do të bënin keq!

Pas projekteve bombastike të verës si nga Dafina, ashtu edhe Enca, lezet do të kishte edhe një bashkëpunim i të dyjave si ëmbëlsirë për në fund!

S’mendoni kështu?