“MAGJIA E NJË MBRËMJE DIMRI”/ Çfarë ndodhi në eventin që mblodhi VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
“MAGJIA E NJË MBRËMJE DIMRI”/ Çfarë ndodhi në eventin që mblodhi VIP-at (FOTO)

“MAGJIA E NJË MBRËMJE DIMRI”/ Çfarë ndodhi në eventin që mblodhi VIP-at (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme “Frida Xhoi&Xhei”  prezantoi koleksionet e reja të fustaneve të nusërisë.
Eventi u organizua pranë hotelit “Plazza” në qendër të Tiranës dhe mblodhi figura të njohura të ekranit.

Tema e eventit ishte “magjia e një nate dimri” dhe i gjith dekorimi kishte të bëntë me detaje rreth saj.
Sigurisht që video e foto të shumta janë publikuar nga të ftuarit në rrjete sociale e përmes tyre mund të shohim gjithçka ka ndodhur gjatë mbrëmjes.

Modelet të cilat prezantuan fustanet madhështore janë emrat të degjuar e ndër to mund të përmendim : Endi Demneri, Dorina Gegici, Megi Luka, Anisa Mukaj, Kristina Baki.

Edhe të ftuarit “shkëlqyen: me veshjet e tyre duke i dhënë kështu akoma më shumë bukur asaj mbrëmje magjike.

Fatma Haaxhialiu, Ervin Kurti, Gerta Gixhari, Inis Gjoni, Irma Libohova ishin disa prej tyre që publikuan foto e video edhe në Instagram.

Por nuk munguan as “konkuretet” ku përmendim Andrra Destanin e cila ishte e pranishme gjatë mbrëmjes.

Përgatiti: AlpeNews.al