I PROPOZOI NË EMISION/ Vajza e Agim Bajkos tregon fjalët e të atit për lidhjen e saj me moderatorin – AlpeGossip
I PROPOZOI NË EMISION/ Vajza e Agim Bajkos tregon fjalët e të atit për lidhjen e saj me moderatorin

I PROPOZOI NË EMISION/ Vajza e Agim Bajkos tregon fjalët e të atit për lidhjen e saj me moderatorin

Vajza e aktorit Agim Bajko, Blerina prej vitesh është në një lidhje dashurie me moderatorin e njohur, Ardit Roshin. Ky i fundit i propozoi Blerinës për martesë pak ditë më parë në mes të emisionit. Mbrëmjen e djeshme çifti ishte i ftuar në “Soiree” ku folën më shumë për marrëdhënien e tyre.

Blerina tregoi dhe fjalët që i ati i tha, në periudhën që ishte lidhur me moderatorin Roshi.

“I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, tregoi Blerina.

Blerina tregoi gjithashtu se me Ardit Roshin janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe ajo i ka shkruajtur e para moderatorit.

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij. Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta”, është shprehur Blerina Bajko.