Rita Ora, mesazh shqiptarëve para koncertit të sotëm në Tiranë: “Mezi po pres…”(FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora, mesazh shqiptarëve para koncertit të sotëm në Tiranë: “Mezi po pres…”(FOTO)

Rita Ora, mesazh shqiptarëve para koncertit të sotëm në Tiranë: “Mezi po pres…”(FOTO)

Rita Ora sonte do të mbajë koncert madhështor në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të performojë në sheshin “Skënderbej”.

Fansat e saj nga të gjitha trojet shqiptare presin me padurim performancën e saj.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.