“E DËGJON Ç’NXJERR NGA GOJA”/ Balina Bodinaku revoltohet me Arbrin – AlpeGossip
“E DËGJON Ç’NXJERR NGA GOJA”/ Balina Bodinaku revoltohet me Arbrin

“E DËGJON Ç’NXJERR NGA GOJA”/ Balina Bodinaku revoltohet me Arbrin

Mbrëmjen e djeshme, debatet në Big Brother nuk kanë munguar sërish, si mes banorëve por ashtu edhe mes këtyre të fundit dhe opinionistëve. Ishte Jul Deda ai që “akuzoi” opinionistët se nuk i shohin të plota situatat në shtëpi.

Për këtë Arbri tha se ata gjejnë kohë të shohin aq sa munden nga loja që banorët bëjnë dhe situatat që krijojnë e më pas i komentojnë ato.

Një reagim ka ardhur edhe nga Balina Bodinaku, ish opinionistja e BBV, gjatë mbrëmjes së djeshme lidhur me komentet që Arbri ka dhënë për banorët në debatet e ndryshme mes tyre.

“Çfarë po bën o Arbër? E dëgjon veten ç’po nxjerr nga goja?”, shkroi Balina në postimin e saj në Instagram.