Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me Andi Shehin. Edhe ky i fundit ka qenë pjesë e emisionit të dashurisë, e thuajse të gjithë u habitën kur ata zbuluan se kishin nisur një romancë.
Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre foto apo video ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, Melisa ka bërë një bisedë virtuale me fansat, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për jetën e saj private.
“A keni vendosur për ndonjë fejesë ose martesë apo ende jo?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.
“Po e shijojmë këtë që kemi për momentin edhe pse ne si të martuar jemi bërë, nuk e kemi me të shpejtë firmën”, tha Melisa.