“MISS UNIVERSE 2018″/ A është Trejsi Sejdini përfaqësuese e denjë e Shqipërisë? – AlpeGossip
“MISS UNIVERSE 2018″/ A është Trejsi Sejdini përfaqësuese e denjë e Shqipërisë?

“MISS UNIVERSE 2018″/ A është Trejsi Sejdini përfaqësuese e denjë e Shqipërisë?

Trejsi Sejdini do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në kompeticionin “Miss Universe 2018”. Edhe pse shpesh jemi mësuar qe misset ti njohim në daljen e tyre publike gjatë prezantimit në këtë kompeticion, me Trejsin ka ndodhur e kundërta.

E njohur ndryshe si “gangsterrja e Elbasanit” Trejsi është përfolur jo pak herë.

Të gjithë e dimë që përmes Instagramit, një pjesë e mirë e vajzave kërkojnë të reklamohet e në fund ja kanë dalë ashtu si edhe Trejsi në fillimet e saj. Por fama e saj në këtë periudhë u shoqërua me identifikimin si një nga pjesëmarrëset në një vieo sherri, ku rrihej një djalë i moshës së saj.

Sigurisht kjo nuk është as e para as e fundit herë. Video të njëpasnjëshme janë bërë publikë të sherreve të saj në clubet e natës apo fjalori jo etik i përdorur në rrjete sociale.

Për të mos përmendur fotot gjysëm e zhveshur apo edhe ngarja e makinës vetëm me të brendshme. E megjithatë Trejsi ja doli të fitojë kurorën e “Miss universe Albania 2018” falë bukurisë e hireve të saj.
Por çfarë po ndodh sot me konkurimin e saj në “Miss Universe 2018”?

Kompeticioni do të mbahet në Tajlandë e prej ditësh Trejsi ka mbërritur aty, është akomoduar dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithë ndjekësve në internet.
Fansa të shumtë internacionale janë të marrosur pas saj dhe postimet në rrjetet sociale mbajnë emrin e Trejsit.

Por megjithatë e “shkuara” e ndjek nga pas…

Edhe mediat e huaja kanë shkruar për të lidhur me të kaluarën e saj e konkretisht se ishte balerinë ekzotike si dhe e lidhur me një mafioz shqiptar.

Pikërisht këtu lind dhe pyetja: A po e përfaqëson Trejsi denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion?

Jo rrallë herë në rrjete sociale kemi parë kritika nga ndjekësit të cilët thonë se ky konkurs nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë por edhe me përfaqësimin e vlerave të vajzave të një vendi gjë tek e cila Trejsi çalon paksa.Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar në jetë, ajo mbetet një femër e bukur me forma trupore për tu pasur zili.

Në fund të fundit, ajo tashmë është zgjedhur për të na përfaqësuar e mbetet ti urojmë vetëm më të mirat!