DEDIKIM PËR FLORIN? Fifi publikoi foton dyshuese por e fshiu shpejt (FOTO) – AlpeGossip
DEDIKIM PËR FLORIN? Fifi publikoi foton dyshuese por e fshiu shpejt (FOTO)

DEDIKIM PËR FLORIN? Fifi publikoi foton dyshuese por e fshiu shpejt (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, “Akoma”, që u publikua vetëm dy ditë më parë.

Fifi solli këngën e re në ditën e saj të lindjes, më 31 mars me tekst të shkruar vetë dhe e realizuar nga producenti Apollo.

Edhe pse prisnim që Fifi të vinte me ndonjë bashkëpunim ose projekt të kantautorit Flori Mumajesi, ky i fundit nuk ngurroi ta mbështeste për klipin e ri.

Dyshja është përfolur për një marrëdhënie më tepër se miqësore, por asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar duke vijuar vetëm me bashkëpunimet në sferën profesionale.

Në një foto të publikuar sot, Fifi ngjalli sërish dyshimet pasi në të shkruhej “F2”. Nuk e dimë nëse i referohej emrit të saj dhe të Florit që nisin me shkronjën F, apo thjesht faktit që emri i saj ka 2 F.

Gjithsesi Fifi u sigurua që të mos përhapte më tepër dyshime dhe hoqi foton para se të përhapej në media.

Megjithatë “iconstyle.al” e sjell më poshtë për të gjithë kuriozët.