Kur diskutonim fillimisht për divorcin, fëmija ynë ishte arsyeja e vetme që më stepte. Edhe pse besoja se do të ishte mirë, mendoja që më mirë akoma do të jetë nëse na sheh ne të dyve në një martesë të lumtur.Sigurisht, studime të shumta kanë treguar se shumica e fëmijëve me prindër të divorcuar, nuk kanë patur pasoja në rezultatet e shkollës, as probleme me vetëvlerësimin apo jetë jo të shëndetshme sociale. Por a nuk do të ishte një martesë më e mirë për ta?
Epo mesa duket, jo! Së pari, të rrish në një martesë jo funksionale nuk është më një opsion. E dyta, sa më shumë kërkoj për jetën e një fëmijë pas divorcit të prindërve apo skenare të tjera si kjo, e kuptoj edhe më mirë se mund të rris edhe kështu një fëmijë të lumtur edhe pa qenë e martuar me babain e tij.
Duket e vështirë për ta besuar. Në mënyrë intuitive ne e dimë se një fëmijë duhet të rritet nga 2 prindër të martuar të cilët jetojnë bashkë. Mundësisht në një shtëpi të jetë dhe një qenush, një motër ose vëlla dhe kështu piktura u plotësua. Por siç eksperienca ka treguar të paktën këto 40 vitet e fundit, kjo nuk është ajo për të cilën fëmijët kanë nevojë.
Fëmijët mund t’ja dalin nëse kanë një lidhje të mirë me secilin prej prindërve edhe nëse këta prindër nuk jetojnë në të njëjtën çati.
Fëmijët përfitojnë nga prindër të qendrueshëm emocionalisht- të rritur të cilët janë të përgjegjshëm mjaftueshëm. Por që ta bëjnë këtë në mënyrë sa më të shëndetshme, këta prindër nëse kanë konflikte s’duhen kurrsesi të jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Martesa në thelb nuk është ajo që ka më tepër rëndësi në mirëqënien e një fëmijë, por një marrëdhënie e pastër mes tij dhe prindërve të cilët nuk kalojnë gjithë kohës duke u konfliktuar me njëri tjetrin. Të gjithë familjet kanë kohën e tyre të mirë dhe atë të vështirë.
Të gjithë e dimë se sherret e përsëritura mes prindërve janë pikërisht eksperienca që i bën më shumë dëm fëmijëve dhe gjëja e vetmë në të cilën duhet investuar është bashkë-prindërimi.
Pa patur afër partnerin të cilin deri dje e fajsonim për çdo gjë, divorcin mund ta lejojmë të na sfidojë për mirë, duke na fokusuar totalisht tek fëmija dhe rritja e tij e shëndetshme.
Mund të krijojmë momente pozitive për vogëlushët tanë që nuk kanë të bëjnë fare me gjendjen emocinale të prindërve.
Gjithçka që duhet të kuptojmë është fakti se të jesh emocionalisht prezent tek ata duhet të jetë prioriteti më i madh.
Mbaj mend një vajze, prindërit e së cilës ishin ndarë kur ajo ishte vetëm 2 vjeç. Kur ishte fëmijë, ajo dhe mamaja e saj jetonin me gjyshërit, ndërkohë që babai jetonte pak më tutje. Nëna e saj punonte shumë për t’i dhënë një jetë më të mirë asaj, e ndërsa lidhjen me ish- bashkëshortin e mban miqësore edhe sot e kësaj dite. Sot, kur pyes vajzën, ajo më thotë që jo vetëm nuk është ndjerë e izoluar, por ka marrë më shumë dashuri nga ç’do të kishte marrë nëse ata do ishin të martuar.
Prindërimi pas divorcit kërkon disa teknika të reja edukimi, pak më shumë vëmendje kushtuar shëndetit tënd mendor, por mbi të gjitha atij të fëmijës.
Por as fëmija im, as i yti nuk janë viktima vetëm sepse prindërit nuk qëndruan të martuar. Ata që vendosim për jetën brenda shtëpisë dhe marrëdhëniet që krijojmë, jemi vetëm ne.
Shënim: Ky shkrim është bërë nga gazetarja Wendy Paris për The New York Times.