DO TË NA FALENDERONI/ 5 fondatina për lëkurat me akne – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ 5 fondatina për lëkurat me akne

DO TË NA FALENDERONI/ 5 fondatina për lëkurat me akne

Paçi thjesht një puçërr tek-tuk, paçi probleme kronike me aknet, të gjithë e dimë se fondatina e gabuar e bën lëkurën të duket dhjetëra herë më keq. Mund të përdorni fondatinën më me mbulim që keni, me shpresën se do të mbulojë skuqjet, puçrrat dhe shenjat ose mund të provoni një nga fondatinat e mëposhtme që janë krijuar për lëkurat me akne ose me tendenca akneike.

Formulat në vijim mbulojnë aknet, neutralizojnë skuqjet, thithin yndyrën e tepërt dhe trajtojnë lëkurën.

1. Estée Lauder Double Wear Light Soft Matte Hydra Makeup

Fondatinat matte, në fakt, e yndyrosin më tepër lëkurën dhe shkaktojnë më shumë akne. E thajnë tepër lëkurën dhe si rrjedhim, prodhohet sebum i tepërt që sjell formimin e puçrrave. Zgjidhni një formulë matte të pasur me hidratant si acidi hialuronik dhe glicerina, si puna e këtij nga Estee Lauder.

2. MAC Cosmetics Pro Longwear Nourishing Waterproof Foundation

Kjo fondatinë i reziston djersës, lagështirës, temperaturave të larta, gjithçkaje. Kjo formulë me mbulim mesatar në të plotë është rezistente ndaj ujit dhe zgjat 36 orë.

3. Neutrogena Skin Clearing Liquid Makeup

Përveçse mban nën kontroll yndyrën në zonën T, përmes acidit salicilik, kjo fondatinë shpërbën edhe qelizat e vdekura që bllokojnë poret.

4. E.l.f. Acne Fighting Foundation

Edhe pse acidi salicilik është përbërësi më i përhapur në trajtimin e akneve, mund të shkaktojë një tharje të lëkurës. prandaj, Elf përdor vaj të pemës së çajit dhe aloe për të pakësuar tharjen dhe inflamimin e lëkurës.

5. Clinique Acne Solutions Liquid Makeup

Njihuni me dashurinë e jetës suaj: fondatinën që nuk shkëlqen me kalimin e kohës. Jo vetëm që mbulon skuqjet dhe puçrrat, por përmban edhe acide beta-hidroksi për të pakësuar irritimin.