ARSYEJA DO T’JU BEFASOJË/ Nicki Minaj anullon koncertin në Bratislavë, mungonte… – AlpeGossip
ARSYEJA DO T’JU BEFASOJË/ Nicki Minaj anullon koncertin në Bratislavë, mungonte…

ARSYEJA DO T’JU BEFASOJË/ Nicki Minaj anullon koncertin në Bratislavë, mungonte…

Nicki Minaj anulloi një nga datat e para të turneut evropian në Sllovaki për shkak të problemeve teknike.

Reperja u shpreh se u mërzit shumë për anulimin e koncertit, duke thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t’i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.

“Nuk mund ti besoj fansat ndonjëherë,”-shkruajti ajo në Instagram. “Pasi pritën për disa orë, u përpoqën të ishin mirëkuptues. Organizatorët më njoftuan se energjia elektrike ishte e pamjaftueshme për të furnizuar ashensorët skenikë, dritat, t’i lëvizte mbështetëset, objektet dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për zhvillimin e koncertit.”

Reperja shtoi se shqetësimi i tyre më i madh ishte siguria e njerëzve dhe kishin frikë se mos lëndohej dikush nëse fillonte koncerti pa u rregulluar defektet teknike.

Ndërsa tha se turneu do të vazhdonte siç ishte planifikuar dhe i rradhës do jetë të dielën (24 shkurt) në Lodz të Polonisë.