Para disa ditësh Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bënë publike lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të martohen. Greta Koçi është shumë pranë tyre dhe në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News ka rrëfyer marrëdhëniet e familjes me dhëndrin e parë në shtëpi, sidomos sjelljen e nënës së tyre.
Greta Koçi: Me Gencin kemi raporte shumë të mira, po e fus dhe unë veten në këtë raport sepse jam vajza e madhe e shtëpisë. Na respekton shumë, e respektojmë shumë. Dua të thëm që kur vjen Genci, mamaja ime i hyn cdo gjëje me themel, gatuan gjërat më të mira. Dhe unë i them, moj ti, kur të të vijë dhëndri i madh, do bësh kështu. Do bëj thotë, do bëj dhe më shumë.