NGA DJEGIA E SHKALLËS SË FUNDIT TEK BESTYTNITË/ 10 gjërat që nuk i kemi ditur për Orinda Hutën (VIDEO) – AlpeGossip
NGA DJEGIA E SHKALLËS SË FUNDIT TEK BESTYTNITË/ 10 gjërat që nuk i kemi ditur për Orinda Hutën (VIDEO)

NGA DJEGIA E SHKALLËS SË FUNDIT TEK BESTYTNITË/ 10 gjërat që nuk i kemi ditur për Orinda Hutën (VIDEO)

Orinda Huta rrëfeu të shtunën në Prive, 10 gjërat të cilat nuk i kemi ditur për të.

Ajo tregoi nga çfarë tmerrohet, çfarë i pëlqen të hajë dhe një ngjarje pak të frikshme që i ka ndodhur kur ishte e vogël.

Orinda ka pësuar një djegie të gradës së fundit në këmbë me vaj dhe me ujë.

“Kam qenë duke gatuar mëngjesin tim kur isha e vogël në klasë të 4-t. U hutova pas televizorit dhe vajin e lashë të digjej sipër gazit, Më thërrret halla: Flakë flakë! E marr tiganin dhe e hedh në pjesën e çezmës e hap rubinetin dhe shpërthen më keq. Më pas e marr tiganin ta hedh në mes të dhomës dhe aty më bie në këmbë.

Prej 3 muajsh ajo ka qëndruar në shtrat me vështirësi të madhe për të ecur por akoma më e vështirë për moderatoren ka qenë ta pranonte veten ashtu.

Orinda Huta ka bërë gati një projekt muzikor me të madhin Armend Rexhepagiqi, por nuk u publikua dhe tashmë të dy kanë vendosur se i ka shkuar koha dhe është vonë për ta publikuar.

Moderatorja ka shumë mbesa e nipër dhe madje është edhe kumbare e djalit të motrës.

Orinda ka treguar gjithashtu se i urren zvarranikët dhe e ka shumë frikë akrepin, aq sa i duket sikur do të vdesë nga pickimi i tij ndonjë ditë.

Këngëtarja ka treguar se nuk rri dot pa i vrarë merimangat nëse i sheh ato në shtëpi.

Ushqimi i preferuar i Orindës është fasulja edhe pse është e vështirë ta gatuajë.

Kur ka qenë e vogël, Orinda ka pasur grupin e preferuar WestLife dhe di çdo këngë të tyre.

Orinda Huta nuk mallkon asnjëherë, as me mendje, edhe pse mund të lëndohet apo të mërzitet.

Ka një problem të madh, Orinda harron dhe nuk e heq asnjëherë çëmçakëzin nga goja, madje e kishte edhe gjatë intervistës.

Moderatorja ka problem edhe pjesën e gjumit, ka ndodhur që e ka zënë gjumi në kinema apo në tavolinë me shokët.

Ajo nuk beson në besëtytni, në objekte që të sjellin fat apo te macja e zezë.