Këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë gjithnjë mjaft e rezervuar në rrjete sociale sa i përket publikimit të fotove të vajzave të saj.
Por gjatë ditës së sotme duket se nuk i ka rezistuar tundimit. Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes së saj Grace gjatë festës së shkollës në ditën e 8 marsit.
“Princesha, Dashuria ime e bukura ime sot ne festen e 8 Marsit ne shkolle,”-përfundon Aurela në rrjete sociale.
Në foto shohim se Grace tashmë është mjaft e rritur tamam si një zonjushë e vërtetë.