JANË RIKTHYER ME NJËRI TJETRIN? Reperi shqiptar dhe ish-partnerja e tij shfaqen bashkë në të njëjtin event – AlpeGossip
JANË RIKTHYER ME NJËRI TJETRIN? Reperi shqiptar dhe ish-partnerja e tij shfaqen bashkë në të njëjtin event

JANË RIKTHYER ME NJËRI TJETRIN? Reperi shqiptar dhe ish-partnerja e tij shfaqen bashkë në të njëjtin event

Para disa muajsh, vetëm pak kohë pas martesës, S4MM ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Më pas lajmin e konfirmoi edhe vetë reperi.

 “Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, u shpreh reperi.

Ndërkohë së fundmi ata janë bërë sërish bashkë në një event familjar. Dy ish-partnerët kanë ndarë në Instagram video nga një dasmë e njëjtë, ku të dy kanë qenë të pranishëm. Nuk dihet nëse ata kanë qenë të ftuar bashkë apo kanë rastisur me njëri-tjetrin, megjithatë na mbetet të shohim në vijim nëse do të kemi një ribashkim në të ardhmen.