ÇFARË NDODHI? Fifi shfaqet me maskë oksigjeni dhe alarmon gjithë fansat: Dua të marr frymë… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Fifi shfaqet me maskë oksigjeni dhe alarmon gjithë fansat: Dua të marr frymë…

ÇFARË NDODHI? Fifi shfaqet me maskë oksigjeni dhe alarmon gjithë fansat: Dua të marr frymë…

Fifi duket se po kalon një moment të vështirë me gjendjen e saj shëndetësore. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video të shkurtër të saj, në të cilën shfaqet me një maskë oksigjeni. Ajo duket disi e lodhur në fytyrë, teksa tregon se nuk mundet të marrë frymë.

Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruan ajo përkrah videos.

Këngëtarja nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe kjo video ka alarmuar gjithë fansat e saj. Shpresojmë që Fifi të zbulojë së shpejti gjendjen e saj shëndetësore dhe gjithçka të kalojë sa më mirë.

Po ashtu disa javë më parë ajo i shqetësoi të gjithë, pasi u pa duke qarë në rrjete sociale ndërsa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë, por vetë këngëtarja nuk preferoi të jepte detaje.