PAS NDARJES NGA ISH-PARTNERJA/ Stine fillon pushimet në destinacionin ekzotik… (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ISH-PARTNERJA/ Stine fillon pushimet në destinacionin ekzotik… (FOTO)

PAS NDARJES NGA ISH-PARTNERJA/ Stine fillon pushimet në destinacionin ekzotik… (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë Stine njoftoi përmes një postimi në Instagram se kishte vendosur të ndahej nga partnerja e tij Graciela.

Ai tregoi se marrëdhënia mes tij dhe nënës së vajzës së tij nuk po shkonte si duhej edhe pas përpjekjeve që kishin bërë.

“E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç  ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – shkruante Stine në foton e ish-partneres.

Megjithatë duket se ata janë ndarë me mirëkuptim pasi gjatë këtyre ditëve këngëtari ka mbështetur Gracielën publikisht me projektin e ri muzikor .

Dhe menjëherë pas ndarjes ai ka vendosur të marrë pushime në një nga destinacionet më ekzotike në tokë, Maldives. Stine ka zbuluar se është larguar nga vendi, por nuk dihet nën shoqërinë e kujt…