Kur të famshmet fillojnë bëjnë “qoka”/ Ja çfarë po ndodh në profilet e VIP-ave shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
Kur të famshmet fillojnë bëjnë “qoka”/ Ja çfarë po ndodh në profilet e VIP-ave shqiptarë (FOTO)

Kur të famshmet fillojnë bëjnë “qoka”/ Ja çfarë po ndodh në profilet e VIP-ave shqiptarë (FOTO)

Mania e të famshmeve për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram, po i kalon kufijtë. Fansat e këngëtares Eni Koçi, janë bërë konfuzë sot me disa foto që bukuroshja bionde ka postuar në Instastory.

Këngëtarja ka reklamuar në profilin e saj, një sërë profilesh të disa fashionistave dhe modeleve të huaja dhe shqiptare. Ndjekësit e Enit mund të kenë menduar se ato femrat seksi në profilin e saj kanë qenë shoqet, por jo.

Kjo është një tjetër taktikë e VIP-ave për të rritur numrin e ndjekësve. Ato i bëjnë favore njëra-tjetrës duke reklamuar profilet në Instagramet përkatëse dhe sigurisht përfiton personazhi që reklamohet në profilin me më shumë ndjekës.

Për shembull, në profilin e Eni Koçit mund të shohësh një foto mjaft seksi të modeles ruse, Anastasia Leonova, e cila gjithashtu reklamon profilin e Eni Koçit në Instagramin e saj.

 

Mjafton një foto seksi dhe tërheqëse dhe menjëherë do të ketë dyndje ndjekësish. Këto janë favore që personazhe të njohura i bëjnë njëra-tjetrës, duke futur në “grackë” ndjekësit. Dhe si përfundim, të gjitha palët mbeten të kënaqur.