Armina, vajza që mban në trup mijëra euro dhe në shtëpi tavat “e kohës së xhaxhit” – AlpeGossip
Armina, vajza që mban në trup mijëra euro dhe në shtëpi tavat “e kohës së xhaxhit”

Armina, vajza që mban në trup mijëra euro dhe në shtëpi tavat “e kohës së xhaxhit”

Janë habitur jo pak komentuesit e faqes sonë në Facebook, kur kanë parë lajmin për kekun me mollë, që Armina Mevlani kishte gatuar për të dashurin e saj, Shkëlzen Berisha. Dhe ndryshe nga lajmet e ngjashme, ku lexuesit interesohen për recetën, kësaj radhe habia ka qenë për tavat që ajo ka përdorur, si për atë të rrumbullakëtën, ku ka fotografuar brumin e sapobërë, ashtu dhe për atë drejtkëndëshen, ku e ka vënë në pjekje. Të dyja të pranishme në çdo shtëpi shqiptare deri në fillim të viteve ’90 kur nisën të zëvendësohehsin me enët moderne të kuzhinës.

 

E çuditshme të mendosh se si mund t’i ketë në shtëpi blogerja jonë e modës, që ka lindur pas vitit kur janë prodhuar ato tava. Nuk besojmë se mund të jetë kursimtare aq sa në shtëpinë e re, ku jeton me Shkëlzenin, të ketë marrë tavat e mami Mozës (kurrsesi nuk mund të besojmë se kekun e ka bërë mami Moza dhe e ka postuar ajo. Keku në fund të fundit bëhet kollaj). Na pëlqen të besojmë se ajo mund të jetë nostalgjike sa enët e shtëpisë së fëmijërisë t’i ketë marrë në shtëpizën e saj të re. Gjithsesi, nga ky kek
e tutje, sa herë të akuzohet për shpenzimet marramendëse të veshjeve të saj, mund t’i përdorë si alibi: veshjet i ka për shkak të punës si blogere mode, në thelb ajo është vajza e thjeshtë “e kohës së xhaxhit”. Nuk e besoni? Shikojini tavat.