Sot është një ditë e veçantë për familjen e Fifi-t pasi babai i saj feston ditëlindjen. Ai u bë i njohur për publikun gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e “Big Brother Vip”. Sot, në këtë ditë speciale, këngëtarja ka shkruar fjalët më të ëmbla për të.
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem, i vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ul kokën kur e menderos.
Urime o njeriu më i drejtë në botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt. Të dua Avni Raçi deri sa të vdes”, shkruan Fifi krahas videos emocionuese ku i ati e surprizoi në “Big Brother”.