NGA PESHAT TE DIETA/ Lindita Halimi tregon të pathënat e shtatzënisë së saj – AlpeGossip
NGA PESHAT TE DIETA/ Lindita Halimi tregon të pathënat e shtatzënisë së saj

NGA PESHAT TE DIETA/ Lindita Halimi tregon të pathënat e shtatzënisë së saj

Gjatë 9 muajve ajo nuk tregoi në asnjë moment se ishte në pritjen e ëmbël, por tashmë Lindita Halimi ka vendosur që të shprehet lidhur me eksperiencën e saj të parë të shtatzënisë.

Këngëtarja iu përgjigj disa pyetjeve që kishte marrë nga ndjekësit, përmes postimeve në Insta Story.

Ajo tregoi se nuk kishte mbajtur aspak dietë dhe ishte aktive duke u stërvitur në palestër deri në muajin e 7-të.

“Kam ngritur pesha, duke e ulur çdo muaj më pak peshën, më shumë përsëritje të seteve! Kam ecur shumë dhe gjithë pesha e fituar ka shkuar te barku. Ka patur ditë kur s’kam dashur të ngrihem nga shtrati dhe ato ditë kam pushuar normalisht”, shkruan Lindita.

Këngëtarja gjithashtu këshillon që nëse nuk jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, të mos i nisni gjatë saj. Ajo shprehet se ushtrimeve do t’i rikthehet pas 3 javësh.

“Akoma nuk kam mundësi të ndjek ushtrimet, sepse jam në shërim e sipër dhe ndjehem sikur jam në qiell të 7-të me bebin tim, por nga java e 3-të e tutje mendoj të filloj ushtrime të lehta! Dhe të rris presionin gradualisht!”, tregon Lindita Halimi.

Partneri i saj Davon Edwards dhe këngëtarja mirëpritën vajzën e pagëzuar me emrin Kaimana më 11 mars.