NDOSHTA I KENI URRYER/ Rikthehen sërish në modë çantat e gjyshes (FOTO) - AlpeGossip
NDOSHTA I KENI URRYER/ Rikthehen sërish në modë çantat e gjyshes (FOTO)

NDOSHTA I KENI URRYER/ Rikthehen sërish në modë çantat e gjyshes (FOTO)

Duhet ta pranojmë që moda e viteve ’90 është rikthyer zyrtarisht…

Kësaj radhe bëhet fjalë për mini-çantën e viteve të dikurshme të hedhur në krah e me rripin shumë të shkurtër, e mbani mend? Bëhet fjalë për çantën e vogël që vendosej fiks përreth krahut dhe këtë gjë na e tregojnë më mirë dy super modelet Kendall Jenner dhe Bella Hadid në daljet e tyre të fundit.

Kendall Jenner e vendosi çantën e markës Prada gjatë javës së modës në New York, ndërkohë që Bella u shfaq direkt pas saj në të njëjtin eveniment në Paris…

Prada dhe Fendi gjithashtu e përfshinë këtë trend në sfilatat e tyre të këtij viti, duke e sjellë si një version modern të çantave të krahut.

E dimë që kjo nuk është çanta ku ju mund të fusni laptopin apo disa litra ujë, por nëse dëshironi të dukeni në modë duhet të bëni disa kompromise në mënyrë që “mikro çanta” të bëhet pjesë e kombinimeve tuaja. Përveç të tjerave, kjo e fundit është cilësuar si “sexy”, tipike për mbrëmjet e të premteve  dhe gjithashtu ideale për daljet përditshme edhe pse nën të, mund të fusni vetëm telefonin celular dhe buzëkuqin e preferuar.

Nuk jeni të bindura për këtë tendencë të re? Ndiqni vajzat e famshme dhe merrni prej tyre këshillat më të dobishme për stilin…