Vlerat ushqyese të bananeve sipas ngjyrës dhe shkallës së pjekurisë – AlpeGossip
Vlerat ushqyese të bananeve sipas ngjyrës dhe shkallës së pjekurisë

Vlerat ushqyese të bananeve sipas ngjyrës dhe shkallës së pjekurisë

Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe, një pjesë do të pëlqenin bananet gati të papjekura në ngjyrë jeshile, e pjesa tjetër do të pëlqentë bananet në ngjyrë të verdhë, për të mos thënë ato me pika që janë shumë të pjekura. Cilëndo ngjyrë të preferoni e sidoqofshin bananet, ato kanë shumë për t’ju ofruar.
Më poshtë do të lexoni 10 përfitimet nga ky frut tropical, sipas ngjyrës dhe shkallës së pjekurisë së këtij të fundit.
Bananet e verdha dhe të pjekura
Bananet përmbajnë një proteinë të veçantë që ndihmon në parandalimin e krijimit të qelizave kanceroze.
Qetësojnë dhimbjet
Mungesat e mineraleve të ndryshme shkaktojnë dhimbje muskujsh e kockash. Duke konsumuar fruta të pasur në kalium dhe magnez, si bananet, ju mund të parandaloni dhimbjet e muskujve.
Parandalimi i sëmundjeve të veshkave
Ushqimet që përmbajnë kalium mjaftueshme ndihmojnë në parandalimin e gurët në veshka. Sipas një studimi, konsumi i rregullt i bananeve mund të ulë deri në 40% rrezikun ndaj sëmundjes së lartëpërmendur.
Një zemër e fortë
Mjekët rekomandojnë një dietë të pasur me kalium, për ata që vuajnë nga tensioni i lartë dhe janë të prirur ndaj sëmundje kardiovaskulare. Konsumi ditor prej 1.3 gram kaliumi ul rrezikun e sëmundjeve kardiake me 26%. Bananet përmbajnë gjithashtu phytosterols që ndihmojnë në eleminimin e kolesterolit të keq nga enët e gjakut .
Bananet rekomandohen gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga ulcerat gastrike. Ato përmbajnë një enzimë të veçantë që rrit sekretimin e mukusit që mbron muret e barkut.
Burim i energjisë
Bollëku i vitaminave dhe mineraleve i bëjnë bananet një burim i madh energjie.
Bananet kanë aftësinë të përmirësojnë humorin falë dopamines, “hormonit të lumturisë” që ndikon pozitivisht në sistemin nervor.