“DO E KEM MBËSHTETJE”/ Ish-bashkëshortja përlotet teksa flet për Stinen (FOTO) – AlpeGossip
“DO E KEM MBËSHTETJE”/ Ish-bashkëshortja përlotet teksa flet për Stinen (FOTO)

“DO E KEM MBËSHTETJE”/ Ish-bashkëshortja përlotet teksa flet për Stinen (FOTO)

Në fund të dhjetori, krejt papritur, Stine deklaroi ndarjen nga bashkëshortja e tij Graciela Pashaj, e njohur si Grazia. Nga ana e saj nuk pati kurrë një reagim, megjithëse në një intervistë për Tema TV në “Da’Sara show”, nuk mundi t’i kontrollonte emocionet teksa i duhej të fliste për deklaratën e këngëtarit.

Ajo nuk preferoi të fliste gjatë për këtë temë, pasi është ende herët dhe ka nevojë për kohë, megjithëse në anën profesionale theksoi se Nestin [Stinen] “e ka pasur, e ka dhe do ta ketë mbështjetje”.

“Ne nuk jemi armiq, jemi prindër të një vajze.”
Ndër të tjera, Grazia, që është në hapat e para në karrierën si këngëtare, tha se ka realizuar një album me ndihmën e Stines që së shpejti mund të publikohet.

Stine dhe Grazia janë prindër të një vogëlusheje, Estias.