I “masakrojnë” fëmijën, Flori: TURP, paguam 120 euro vetëm për të fjetur – AlpeGossip
I “masakrojnë” fëmijën, Flori: TURP, paguam 120 euro vetëm për të fjetur

I “masakrojnë” fëmijën, Flori: TURP, paguam 120 euro vetëm për të fjetur

Aktori Florian Binaj duket se ka kaluar tmerr një natë më parë me të birin në moshë të mitur. Ai është detyruar të drejtohet në një spital privat për të kuruar të voglin, diagnoza e të cilit nuk është mjaft e qartë.
Picirin që ka kaluar në spitali, emrin e të cilit Binaj nuk ka preferuar ta thotë, aktori e ka rrëfyer vet në një status në Facebook.

Ai shkruan:

TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vende, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjeja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova të dal rrugëve të gjej ndonjë lokal hapur për të ngrohur ujin për qumështin e djalit sepse ky spitali privato-sakat NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kërkuan ti bëjmë lloj- lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojmë dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…

E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zor aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellin…TURP!!! Mjerë ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitale që shteti në vend ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qira ose taksat se shëndeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!”

Por cili është ky spital që mban emrin e një shteti që ne e duam shumë? Mos vallë spitali grek? Diplomacia e jashtme ka bërë punë të këndshme kohët e fundit dhe sikur i kemi rregulluar marrëdhëniet me grekët…

Të jetë spitali gjerman? Dihet se Shqipëria është e dyta pas Gjermanisë (siç tha bacë Saliu), por gjithashtu nuk mund të mohojmë edhe marrëdhëniet “dashurore” të Ramës me Merkelin. Të na i ketë mërzitur Spitali Gjerman aktorin e humorit?

Apo mos është ai turk? Vëlla Erdogani shumë është munduar të investojë në vendin tonë kohët e fundit. Pas pushtimit me telenovelat turke, të jetë ky spitali që acaroi keq Florin?

Po ai amerikan? Ngelet për t’u vlerësuar… Marrëdhëniet e Ramës dhe deklaratat e tij para se të fitonte Trump zgjedhjet i dimë të gjithë… Të jetë Spitali Amerikan që e ka rrjepur nga paratë Florjan Binajn dhe e kanë prekur aty ku i dhemb më shumë?

Aktori vet e fshehu… as ne nuk dimë gjë.