Zhgënjehen fansat: Enca premtoi këngën e re, por shikoni çfarë bën – AlpeGossip
Zhgënjehen fansat: Enca premtoi këngën e re, por shikoni çfarë bën

Zhgënjehen fansat: Enca premtoi këngën e re, por shikoni çfarë bën

Prej disa kohësh Enca ka punuar për realizimin e këngës së saj më të re me titull “Dua”, një këngë ritmike që është pritur me padurim nga fansat e saj. Pak ditë më parë Enca me anë të një fotoje premtoi se do ta publikojë këngën, por me një kusht.

“Do e publikoj “Dua” kur kjo foto të arrijë 100 mijë pëlqime”, shkruante Enca. Më në fund ditën e djeshme foto i arriti aq pëlqime sa kërkonte Enca dhe sot ka shkuar në 101 mijë, por këngëtarja nuk është kujtuar të postojë këngën.

Në foton e postuar në Instagram, fansat kanë shpërthyer me komente duke i kërkuar Encës këngën, por nga Enca nuk ka ende një përgjigje.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Enca ishte “Ciao”, e publikuar në verën e vitit që lamë pas, këngë e cila ka arritur 15 milion shikime, sukses të cilin pritet ta ketë edhe kënga “Dua”.