‘Motra, nudo dhe në pozicion intim’: Njerëzit s’pushojnë pas fotos së supermodeleve – AlpeGossip
‘Motra, nudo dhe në pozicion intim’: Njerëzit s’pushojnë pas fotos së supermodeleve

‘Motra, nudo dhe në pozicion intim’: Njerëzit s’pushojnë pas fotos së supermodeleve

Në kopertinën e revistës Vogue, këtë muaj ishin motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid . Ndonëse kjo është hera e parë për motrat që shfaqen bashkë në kopertinënë e një reviste, njerëzit kanë mbetur krejtësisht të zhgënjyer nga fotot.

Siç duket, Bella dhe Gigi janë krejtësisht të zhveshura nudo dhe shumë pranë njëra-tjetrës. Shumë nga ata që e kanë parë, kanë shprehur pakënaqësi duke thënë se imazhe të tilla nuk japin kurrëfarë mesazhi.

“Kjo është shumë larg nga rregullat e modës. Është e çuditshme, me natyrë inçestuoze dhe e shpifur. Turp për Vogue-n!”- lexohet në një prej komenteve në Instagram.

Të tjerë, e kanë lidhur foton e shumëpërfolur të vajzave me atë që motrat Kardashian bënë për Calvin Klein.

“Motra, nudo dhe në një pozicion shumë intim. Kjo foto s’është art, është thjesht pornografike.”- shihet në një tjetër koment.

Sidoqoftë, përpos kritikave kundrejt prestigjiozes ka patur dhe komente të cilat kanë kundërshtuar ato të mësipërmet duke thënë se s’ka asgjë për të paragjykuar pasi e gjitha është në kontekstin artistik.