Nga futbolliste në arbitre, këto janë vajzat seksi shqiptare që guxuan - AlpeGossip
Nga futbolliste në arbitre, këto janë vajzat seksi shqiptare që guxuan

Nga futbolliste në arbitre, këto janë vajzat seksi shqiptare që guxuan

Në të njëjtën fushë, por me rroba të ndryshme. Katerina Gega, Xhensila Dodaj dhe Xhoana Malko janë tre vajza të cilat nga futbolli i luajtur kanë kaluar në arbitrimin e ndeshjeve.

Të ftuara në “Pasdite në Top Channel”, vajzat tregojnë se si e kanë nisur karrierën e tyre të vështirë të arbitrojnë në një sport si futbolli.

“Kam qenë pjesë e futbollit të femrave të Apolonisë, ndërsa më pas kam kaluar në skuadrën Tirana AS. Por më pas e kam lënë futbollin e luajtur dhe i jam futur arbitrimit. Është e njëjta fushë, por me rroba të ndryshme. 5 vite në futboll, ndërsa së fundmi jam futur në akademinë e arbitrimit”, shprehet Katerina Gega.

Ndërsa, Xhensila tregon se e ka pasur shumë të vështirë në fillim, ndërsa më pas ja ka dalë falë studimit dhe stërvitjes rigoroze.

“Edhe unë kam luajtur disa ndeshje, kam qenë futbolliste, por kërkonte shumë impenjim. Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, por kam studiuar dhe jam stërvitur shumë. Kam dy vite tashmë që merrem me arbitrim”, shprehet ajo.

Ndërkohë Xhoana, e cila ka jetuar për disa vite në Greqi, tregon se ka qenë një fanse e futbolli, por është kujtuar vonë të bëhej një futbolliste, ndërsa më pas ka nisur arbitrimin.

“Kam jetuar për shumë vite në Greqi. Më ka pëlqyer futbolli, por kam qenë e madhe në moshë dhe nuk mund të arrija nivelin e vajzave të tjera që merreshin me futboll, por kur jam rikthyer në Shqipëri fillova të merresha me arbitrim. Më pranuan në federatë dhe tashmë kam gati një vit që jam pjesë e arbitrimit”, u shpreh Xhoana në “Pasdite në Top Channel”.