Manaferrat fruti plot me vlera ushqyese/ Ja të mirat që sjellë në shëndet – AlpeGossip
Manaferrat fruti plot me vlera ushqyese/ Ja të mirat që sjellë në shëndet

Manaferrat fruti plot me vlera ushqyese/ Ja të mirat që sjellë në shëndet

Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to shkruan Shëndeti.
Përmbajnë:
• Vitaminë C
• Anthokianinet, janë antioksidues të fuqishëm dhe kanë veprim anti-inflamator. Veprimi i tyre anti-inflamator ndihmon në mbrojtjen e sistemit urinar.
• Carotenoide, bllokojnë radikalët e lirë – armiku kryesor i qelizave – parandalojnë plakjen e parakohshme dhe forcojnë sistemin imunitar.
• Fitoestrogenet, kanë një veprim të butë që i ngjan asaj të estrogjenit të sekretuar nga organizmi femëror. Ato zvogëlojnë rrezikun e trombozës, arrhythmave kardiake, kolesterolit më të ulët dhe triglicerideve dhe rregullojnë presionin e gjakut.
• Metale dhe elementët gjurmë, janë burime të pasura të hekurit, kalciumit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe selenit. Prania e tyre në sasi të mjaftueshme në trup është thelbësore për shumë funksione vitale.