NUK DO TA BESONI/ Mamaja e reperit bën bashkë Ledrin dhe Noizy-n, çfarë e lidhi dyshen – AlpeGossip
NUK DO TA BESONI/ Mamaja e reperit bën bashkë Ledrin dhe Noizy-n, çfarë e lidhi dyshen

NUK DO TA BESONI/ Mamaja e reperit bën bashkë Ledrin dhe Noizy-n, çfarë e lidhi dyshen

Ledri dhe Noizy janë dy nga reperët më të dëgjuar të gjeneratës së sotme.

Ata nuk njihen vetëm për stilin e tyre unik që i karakterizon, por edhe për përplasjet që kanë pasur

Në të kaluarën ata konsideroheshin armiq, pasi Ledri ishte anëtarë i BabaStars kurse Noizy i OTR.

Këto dy grupe vazhduan konfliktet e përçarjet edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, apo gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve.

Kjo gjë më pas çoi në konfliktin e armatosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plagosur Noizy dhe Varrosi (të dy pjesë e OTR).

Këto dy palë vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje, ndërkohë që reperi nga Kosova Ledri, nuk është më pjesë e Babastars.

Pas kësaj, Ledri dhe Noizy kanë pasur një marrëdhënie më të afërt, madje dyshja kanë lançuar edhe një këngë së bashku me titullin “Dje&Sot”.

E për ta vërtetuar që shoqëria e tyre po shkon akoma më mirë, ditën e sotme, vetë Ledri ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet bashkë me Noizy-n duke qeshur.

Sakaq, mbi foto ai shkruan:

@Noizy të ftuar specialë @nmajëtgjuhës

Pra, reperin nga Shqipëria do ta shikojmë në emisionin e Xheraldinës (mamit të Ledrit), “n’Maj t’Gjuhës”.

Epo kujt mund t’ia merrte mendja. Afrimitetin më të madh dyshes duket se nuk ia ka dhënë muzika, por vetë mami i reperit.