Këngëtarja shqiptare e thotë në emision: Jam e virgjër, s’bëj seks para martesës – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare e thotë në emision: Jam e virgjër, s’bëj seks para martesës

Këngëtarja shqiptare e thotë në emision: Jam e virgjër, s’bëj seks para martesës

E ftuar në “Elite show” së fundmi ishte këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Aida Doçi, këngët e të cilët janë kthyer në hite dhe dëgjohen nga kushdo.

Ndonëse është përfolur edhe më herët se ajo nuk ka kryer më parë marrëdhënie seksuale, Aida e ka cekur sërish këtë temë duke u shprehur se familja e ka rritur me parimin se ky proçes duhet të ndodhë pas martesës.

Moderatorja Elita Rudi e pyeti Aidën nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje pasi portalet kanë folur shpesh se ajo është e virgjër.

“Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër”, u shpreh Aida.

“Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë”, tha këngëtarja.