DEPRESIONI PAS LINDJES/ Këto 5 VIP-e shqiptare ndan eksperiencat e tyre me publikun (FOTO) – AlpeGossip
DEPRESIONI PAS LINDJES/ Këto 5 VIP-e shqiptare ndan eksperiencat e tyre me publikun (FOTO)

DEPRESIONI PAS LINDJES/ Këto 5 VIP-e shqiptare ndan eksperiencat e tyre me publikun (FOTO)

Sjellja në jetë e një fëmije është një nga proceset më të rëndësishme të jetës së një gruaje. Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me lodhjen fizike por gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen shpirtërore dhe mendore të nënave të reja. Ideja e të sjellurit në jetë një bebe, ka raste i frikëson gratë dhe pasojat e kësaj frike vihen re gjatë periudhës së shtatzanisë ose kohët e para pasi kanë lindur.

Nënat e reja rrezikojnë të kalojnë një depresion i cili quhet depresioni post partum, pra pas lindjes. Gratë zakonisht presin që pas lindjes të jenë duke shijuar fëmijë ne tyre dhe duke organizuar festë për jetën e re që sapo erdhi, por në vend të kësaj shpeshherë rradhën e ka ankthi, pagjumësia dhe depresioni. Luhatjet emocionale janë të fuqizuara dhe nga ndryshimi i menjëherëshëm në hormone pas lindjes, stresi, izolimi, mungesa e gjumit dhe lodhja. Mund të ndihesh sikur të vjen për të qarë, e tejlodhur apo tepër emocionale.

Ky fenomen është shumë i rëndësishëm që të jetë i njohur prej femrave që presin ose kan një plan një fëmijë. Kjo është dhe arsyeja pse shumë femra të famshme shqiptare kanë ndarë eksperiencat personale me ndjekësit e tyre. Shumë VIP-e shqiptare kanë ndarë historitë e tyre të depresionit gjatë ose pas lindjes dhe më poshtë ne do t’ju bëjmë një përmbledhje të rasteve. /AlpeGossip.al

Xhemi Shehu

Moderatorja ka rrëfyer se ka përjetuar një gjendje depresioni pas lindjes e cila është shoqëruar me një superkujdes ndaj Martinit. “Nuk doja të ma prekte askush”, deklaron Xhemi gjatë një interviste.

Sara Hoxha

”Gjatë javëve/ muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them që për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën time unë kam vuajtur nga një ankth dhe depresion para lindjes.

Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë “jo” për shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim.

Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të thënë që ta bësh atë udhëtim, të shkosh për drekë, të dalësh për kafe dhe të jesh mirënjohëse për atë që ke; mos e jeto jetën duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq.

Pavarësisht nga errësira që merr ndonjëherë shumë hapësirë në kokën time, unë jam gjithmonë thellësisht e dashuruar dhe mirënjohëse për njerëzit përreth meje, që më mbështetin në të gjitha gjërat. Miqtë e mi, motrat e mia, nëna ime dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur që gjithmonë më japin kurajë!”- është shprehur Sara në një postim të bërë në Instagram.

Bieta Sulo

Bieta tregon se qante kur e uronin njerëzit për lindjen e djalit dhe nuk e kuptonte arsyen.

“Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes.

E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje.

Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë),”

Jona Spahiu

Jona Spahiu ka thanë se depresioni pas lindjes ka qenë shumë i vështirë për të. “Kam kaluar momente të çekuilibruara. Jo shumë nëna arrijnë ta pranojnë këtë gjë. Isha shumë e lumtur që solla në jetë një fëmijë dhe doja të kaloja çdo moment me të. Çekuilibrimi është një gjë që shkon përtej teje. Ishte diçka shumë kalimtare. Rasti më i rëndë ishte kur volli djali më shumë seç e kisha parë ndonjëherë. Mbyllesha në shtëpi, i dedikohesha gjithë kohës atij dhe nuk i përkushtohesha fare vetes”, tha Jona.

Zamira Kita

Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion”, tha ajo.

Përpjekjet  e saj për ta kaluar me sukses këtë fazë të vështirë të jetës së saj nuk kanë munguar. “Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar. Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje vajza është më e lidhur me mua”, tregoi aktorja.