”NJË FËMIJË SI TI DO ISHTE DËM”/ Kujtim Gjuzi dhe Linda Rei bëjnë namin në studio – AlpeGossip
”NJË FËMIJË SI TI DO ISHTE DËM”/ Kujtim Gjuzi dhe Linda Rei bëjnë namin në studio

”NJË FËMIJË SI TI DO ISHTE DËM”/ Kujtim Gjuzi dhe Linda Rei bëjnë namin në studio

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ishte një ndër të ftuarit në emisionin ‘360 gradë’. Përpos atij, në studio ishte e pranishme dhe Linda Rei. Siç tashmë është bërë e ditur dhe nga debati i tij me Elton Ilirjanin, Gjuzi mban qëndrim kundër ndaj komunitetit LGBTI. Këtë ai e ka shprehur hapur dhe sonte në studio, pasi është përfshirë në debat me Linda Rein.

Ai e quan skandaloz shndërrimin nga një mashkull në femër. ‘Ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze. Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu?’, është shprehur ai mes të tjerash.

Po ashtu, Gjuzi është shprehur se Linda nuk është në gjendje të bëjë asgjë dhe ka bërë dëmin më të madh. Ajo e ka ironizuar duke i thënë: “Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua.” Ndërkohë kryetari i Partisë Konservatore, i është përgjigjur duke i thënë se ai tashmë i ka katër fëmijë ndërsa Linda nuk ka shans të bëjë asgjë. ‘Po, por nuk i dua’,- është shprehur më pas Linda.