KA ARDHUR KOHA TA MËSONI/ Ja çfarë është një sapioseksual – AlpeGossip
KA ARDHUR KOHA TA MËSONI/ Ja çfarë është një sapioseksual

KA ARDHUR KOHA TA MËSONI/ Ja çfarë është një sapioseksual

Mund ta keni parë sapiosexual ose sapioseksual në dhjetëra profile në Instagram dhe ndoshta keni pyetur veten çfarë do të thotë. Epo, erdhi momenti juaj (nëse keni përtuar ta kërkoni në Google më parë, sigurisht).

Sapioseksual është dikush që tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë. Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë gocat dhe djemtë inteligjentë, sapioseksualët eksitohen nga inteligjenca e dikujt tjetër. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”

Sapioseksualët stimulohen dhe sfidohen nga mënyra si mendon dikush tjetër. Praktikisht, dashurohen me mendjen.

Në dallim nga homoseksualiteti apo heteroseksualiteti, sapioseksualiteti nuk është një orientim seksual. Sepse mund të jesh gay dhe sapioseksual ose straight dhe sapioseksual. Më mirë mund të përshkruhet si njëfarë fetishi.

Nga ana tjetër, sapioseksualiteti konsiderohet term kontroversial sepse inteligjencës nuk i përcaktohet dot sasia dhe njolloset nga perceptimi personal. Gjithashtu përjashton ata që nuk janë lindur në pozitë privilegji e s’kanë pasur mundësi të edukohen a arsimohen plotësisht.