ANTONELA I DOLI NË MBËSHTETJE BEATRIX/ Reagon mamaja e këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
ANTONELA I DOLI NË MBËSHTETJE BEATRIX/ Reagon mamaja e këngëtares (FOTO)

ANTONELA I DOLI NË MBËSHTETJE BEATRIX/ Reagon mamaja e këngëtares (FOTO)

Ish-banorët e “Big Brother VIP” herë pas here kritikohen për mbështetjen që u bëjnë yjeve që tashmë janë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Antonela Berishës, e cila ka bërë postime në mbrojtje të Beatrix Ramosajt. E duke qenë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka marrë mesazhe negative nga ndjekësit pikërisht se është në krah të këngëtares, ajo ka vendosur që t’i sqarojë ata njëherë e mirë.

Ditën e djeshme, Antonela bëri disa postime në “Instastory”, ku shkruante se do jetë gjithmonë në mbështetje të Trixës, pasi ajo brenda shtëpisë i ka qëndruar shumë pranë në çdo moment.

Më pas, Berisha ka krahasuar situatën e Beatrix dhe Donaldit, me trekëndëshin e saj të dashurisë në “Për’puthen” duke u shprehur se e kupton shumë mirë atë.

Pas gjithë kësaj mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj, ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instastory”. Ajo teksa ka ndarë një foto ku shfaqet Antonela dhe fjalët që ka thënë për Trixën, në të shkruan: “I love you”, (Të dua).

Antonela doli publikisht në mbështetje të Beatrix, reagon mamaja