“FILLUAN TË TA KENË FRIKËN…”/ Arta Nitaj mbështet Kejvina Kthellën dhe ‘thumbon’ banorët e “BBV2” – AlpeGossip
“FILLUAN TË TA KENË FRIKËN…”/ Arta Nitaj mbështet Kejvina Kthellën dhe ‘thumbon’ banorët e “BBV2”

“FILLUAN TË TA KENË FRIKËN…”/ Arta Nitaj mbështet Kejvina Kthellën dhe ‘thumbon’ banorët e “BBV2”

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur mbrëmjen e djeshme.

Një nga banoret, e cila mori mjaft vëmendje mbrëmjen e djeshme ishte Kejvina Kthella. Përveç të tjerave ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte se banorëve të tjerë iu desh të zgjidhnin një konkurrent tjetër për t’i kaluar në televotim mes Mikelës dhe Efit ku një prej tyre që votohet nga publiku do të largohet. E gjitha kjo është një lojë dhe banorët zgjodhën Kejvinën për të vendosur përballë Efit dhe Mikelës. Për këtë një nga mikeshat e saj më të mira Arta Nitaj ka bërë një postim në Instastory, ku përveç se e ka mbështetur Kejvinën për këtë rrugëtim ka thënë disa fjalë edhe për personat që donin ta eleminonin modelen kështu duke i ‘thumbuar’.

Suksese shoqja ime 10/10

pa konkurrenc, natën e mirë

Që në fillim filluan të ta kenë frikën

Kështu e bëjmë ne zemër

"Filluan të ta kenë frikën...", Arta Nitaj"Filluan të ta kenë frikën...", Arta Nitaj

15 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme e mesa duket që natën e parë është ndjerë gara mes njëri-tjetrit, ku u shfaq edhe në diskutimet për bashkëjetesën në shtëpi. Mendimi i Luiz Ejllit nuk u prit mirë nga disa banorë sidomos nga Mikela Pupa. Këngëtari u shpreh se gjithçka duhet të bëhet me dhunë (diplomatike), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mikelës, e cila i është kthyer kundra, ku ka pasur dhe mbështetjen e Armaldo Kllogjerit.