“QESH GJITHMONË ME KËTË…”/ Salsano publikon VIDEON epike me Xhemin – AlpeGossip
“QESH GJITHMONË ME KËTË…”/ Salsano publikon VIDEON epike me Xhemin

“QESH GJITHMONË ME KËTË…”/ Salsano publikon VIDEON epike me Xhemin

Xhemi Shehu e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e televizionit dhe nuk ka më fare kthim mbrapa. Ajo nuk u shfaq më në “Portokalli” dhe duket se nuk do të kthehet më kurrë aty e në asnjë spektakël tjetër.

Moderatoren jemi mësuar ta shohim të dielave në “Portokalli” përkrah Salsano Rrapit, i cili së fundmi është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar kohët kur moderatorja ishte pjesë e programit të humorit.

“Qesh gjithmonë me këtë dialogun”, ka shkruar Salsano krahas videos së publikuar në InstaStory ku duken së bashku me Xhemi në korridoret e televizionit.

VIDEO

Moderatorja ka pranuar më herët se nuk do të jetë më kurrë pjesë e ekranit (vetëm nëse ndodh ndonjë çudi e madhe) dhe se tani do i dedikohet familjes së saj, bashkëshortit e dy djemve.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi,  dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”, është shprehur para pak kohësh Xhemi për revistën “ëho”.