KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Si të mbajmë lëkurën e bukur dhe plot shkëlqim gjatë vapës në verë – AlpeGossip
KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Si të mbajmë lëkurën e bukur dhe plot shkëlqim gjatë vapës në verë

KËSHILLA NGA DERMATOLOGËT/ Si të mbajmë lëkurën e bukur dhe plot shkëlqim gjatë vapës në verë

Tani që vapa është e madhe dhe ne duam njëkohësisht të nxihemi dhe të kujdesemi që dielli mos të na dëmtojë lëkurën duhet të jemi pak më të kujdesshëm se zakonisht. Për këtë na ndihmojnë ndihmat e dermatologëve që janë shumë të vlefshme.

Gjithmonë përdorni SPF
Është tepër e rëndësishme që kremi juaj i ditës të përmbaje SPF, që të mbrojë lëkuren tuaj nga rrezet e diellit. Shpesh harrojmë se sa i dëmshëm është dielli gjatë kësaj periudhe dhe prandaj na nevojitet një krem qe përmban SPF.

2. Përdorni hidratues ose konsumoni vaj peshku
Ne qoftë se lëkura juaj është e thatë edhe e ashpër për shkak të efektit gjatë periudhës së Dimrit, është e nevojshme që të përdorni hidratues. Një mënyrë tjetër do të ishte konsumi i vajit të peshkut, i cili është perfekt për te balancuar efektin qe shkaktohet nga kalimi nga një periudhë e ftohtë në një periudhë të ngrohtë.

4. Përdorni eksfoliues për lëkurën
Lëkura juaj ka nevoje qe te largoje qelizat e vdekura qe mbeten ne siperfaqe te lëkurës dhe ne kete mënyre një eksfoliues eshte shpetimtari juaj. Përdorni eksfoliues ne formën e kremit pasi është me i përshtatshëm, kurse një eksfoliues me kokrriza mund ta irritoje lekuren tuaj dhe kjo do te ishte shume e dëmshme.

5. Mbroni zonën e dekoltes
Ne periudhën e Verës përveç fytyrës është tepër e ekspozuar pjesa e qafës dhe e dekoltes. Edhe kjo pjese është gjithashtu e ndjeshme gjate ekspozimit ne diell dhe për ketë arsye edhe ajo ka nevoje për mbrojtje.