JENI LODHUR NGA MODELET “KLISHE”? Ne ju njohim me çizmet e veçanta që kanë ”fiksuar” VIP-et tona (FOTO) – AlpeGossip
JENI LODHUR NGA MODELET “KLISHE”? Ne ju njohim me çizmet e veçanta që kanë ”fiksuar” VIP-et tona (FOTO)

JENI LODHUR NGA MODELET “KLISHE”? Ne ju njohim me çizmet e veçanta që kanë ”fiksuar” VIP-et tona (FOTO)

Në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit, shoqet tona të ngushta janë gjysëm çizmet. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshme se çfarë zgjedhim dhe pse jo këtë zgjedhje ta bëjmë sipas trendeve të fundit.

Çizmet që përdoren më shumë gjatë kësaj periudhe janë ato të lëkurës që gjatë gjithë kohës jemi mësuar ti shohim me ngjyra të errëta. Por VIP-et tona këtë sezon po na njohin me një trend akoma më të bukur.

Gjysëm çizme lëkure por, ngjyrë të bardhë. Të bukura dhe të kombinueshme me çdo gjë këto çizme të shkurtra janë ato çfarë secilës prej nesh i duhen. Elegante dhe të përshtatshme për tu veshur në çdo orë të ditës, duhe ta dini që me këto gjysëm- çizme do të ndiheni të kompletuara.

Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa foto të VIP-eve tona dhe kombinimeve që ato kanë zgjedhur për të përshtatur këto gjysëm-çizme. Në këtë mënyrë dhe ju mund të keni disa ide më tepër. /AlpeGossip.al

Jonida Maliqi

Viola Spiro

Kejvina Kthella

Dafina Zeqiri

Kiara Tito