TRE VITE PAS NDARJES/ Albi Nako flet për marrëdhënien që ka sot me Klaudian – AlpeGossip
TRE VITE PAS NDARJES/ Albi Nako flet për marrëdhënien që ka sot me Klaudian

TRE VITE PAS NDARJES/ Albi Nako flet për marrëdhënien që ka sot me Klaudian

Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishin padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe lajmi i ndarjes së tyre shkaktoi bujë. Çifti e deklaruan vetë ndarjen në vitin 2017 duke u shprehur se prej 1 viti nuk ishin më bashkë.

Ndonëse të ndarë, Albi dhe Klaudia ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, flasin dhe ndajnë mendime.

I ftuar sot tek “Rudina”, Albi tregoi se është duke u përpjekur për një projekt me televizionin italian Rai për sezonin e ardhshëm. Duke qenë se për shkak të projekteve, Albi duhet të udhëtojë në Itali, Rudina e pyeti koreografin nëse është takuar me Klaudian e cila prej vitesh jeton atje.

“Sigurisht që takohemi, flasim për projekte dhe çështje pune dhe që të ruash miqësi me një ish, është pjesë e emancipimit. Dëgjojmë rëndom raste të ndryshme që njerëzit pasi ndahen gati-gati vri.ten. Ne flasim për çfarëdolloj detaji artistik dhe kemi mbetur miq shumë të mirë”, u shpreh Albi.