Moderatorja Albana Osmani është surprizuar gjatë rubrikës “Djemtë e jetës time” në Abc News. Ajo është përlotur, teksa ka parë videomesazhin e nipit të saj, Henrit.
Ai i ka dedikuar disa fjalë emocionuese që nga Londra, duke iu drejtuar si shembull dhe frymëzim. Më tej, Henri i ka shprehur gjithë dashurinë dhe i ka uruar suksese.
“Albana je frymëzim për mua. Që kur kam qenë një djalë i vogël ke qenë shembull për mua dhe kam qenë shumë krenar për ty së fundmi, teksa ke publikuar librin tënd “Çika”, për fushatën “Unë jam një luledielli”. Je frymëzim për shumë fëmijë në botë. Të dua pa kushte nga thellësia e zemrës dhe të uroj pafund suksese për pjesën tjetër të jetës”, është shprehur ai.
Albana e ka falenderuar e përlotur, si dhe ka treguar se është pika e saj e dobët.
“Është Henri, është nipi im. E dua edhe unë shumë nga thellësia e zemrës sime. Është nipi im, është djali i motrës sime, Ermirës. Është një djalë i veçantë, i bekuar në çdo aspekt. Ai është shumë i talentuar dhe zoti i ka dhënë shumë dhurata. Jeton në Angli, është i lindur atje. Edhe ndaj shqipen e flet në fakt, po ka frikë se mos bën ndonjë gabim dhe nuk do që të bëj gabime, sepse është po aq patriot, edhe e do po aq shumë Shqipërinë. Që të vogël, të gjithë i thonë, po sa i ngjan Albanës se unë jam tezja e tij. Është pika ime e dobët dhe mesazhi ishte shumë i bukur”, tha moderatorja.