“GJITHÇKA QË NA KA MBAJT BASHKË ËSHTË…”/ Mozzik konfirmon publikisht rikthimin me Loredanën (VIDEO) – AlpeGossip
“GJITHÇKA QË NA KA MBAJT BASHKË ËSHTË…”/ Mozzik konfirmon publikisht rikthimin me Loredanën (VIDEO)

“GJITHÇKA QË NA KA MBAJT BASHKË ËSHTË…”/ Mozzik konfirmon publikisht rikthimin me Loredanën (VIDEO)

Siç është përfolur përgjatë ditëve të fundit në media, Mozzik dhe Loredana janë zyrtarisht bashkë! Lajmin e ka konfirmuar vetë reperi, në dokumentarin e partneres.

Sot është publikuar pjesa e parë e dokumentarit, ku Mozzik luan një pjesë të rëndësishme. Reperi ka treguar se ai dhe Loredana kanë kaluar shumë gjëra bashkë dhe kjo i ka bashkuar.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, shprehet Mozzik.