RIKONSTRUKSIONI I QENDRËS KULTURORE TË POGRADECIT/ Nisin më në fund punimet – AlpeGossip
RIKONSTRUKSIONI I QENDRËS KULTURORE TË POGRADECIT/ Nisin më në fund punimet

RIKONSTRUKSIONI I QENDRËS KULTURORE TË POGRADECIT/ Nisin më në fund punimet

Fillojnë më në fund punimet për  rikonstruksionin e qëndrës kulturore ‘ Lasgush Poradeci’ e katandisur prej vitesh në gjendje të mjerueshme.

Bashkia e qytetit bën të ditur se me burim financimi nga të ardhurat e vitit 2018 do të ndërhyhet me punime rikonstruksioni në ndërtesë.

Qëndra kulturore në Pogradec, në të cilën funksionojnë biblioteka dhe galeria e artit, prej vitesh është amortizuar si godinë. Sidomos ambjentet e brendshme të bibliotekës u rënduan së tepërmi  nga lagështira dhe rënia e suvave duke rrezikuar edhe fondin e librave.

Bashkia ka vendosur të kryhen punime rikonstruksioni në tarracën e ndërtesës dhe ambjentet e brendshme të qëndrës kulturore ‘ Lasgush Poradeci’.