“PO PËRGATISIN BOMBËN”/ Tayna dhe Noizy pritet të vijnë me një bashkëpunim – AlpeGossip
“PO PËRGATISIN BOMBËN”/ Tayna dhe Noizy pritet të vijnë me një bashkëpunim

“PO PËRGATISIN BOMBËN”/ Tayna dhe Noizy pritet të vijnë me një bashkëpunim

Në 18 dhjetor Tayna publikoi bashkëpunimin e saj me Ledri Vulën dhe tashmë mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër projekt me një nga reperët e njohur shqiptar.

Dy reperët më të suksesshëm të momentit, Noizy dhe Tayna duket se po mendojnë për një bashkëpunim.

Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”,  e cila njofton për lajmin duke shkruar: “Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shansë të ndodhë shumë shpejt!”.

Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria.

Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.