PAS 23 VITESH MARTESË/ Jim Belushi bën kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan – AlpeGossip
PAS 23 VITESH MARTESË/ Jim Belushi bën kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan

PAS 23 VITESH MARTESË/ Jim Belushi bën kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan

Protagonisti i “According to Jim”, Jim Belushi ka bërë një kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan pas 23 vitesh martesë.

Ndarja përfundimtare erdhi pas tre vitesh nga kërkesa e tyre e parë në Mars 2018 për “ndryshime të papajtueshme”, por arritën të rregullonin marrëdhënien brenda 13 muajsh.

Asokohe, Belushi firmosi një akt për të tërhequr mbrapsht kërkesën, e cila u pranua nga gjykatësi. Çifti kishte edhe një marrëveshje kujdestarie për djalin e tyre, Jared, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, por tashmë ka arritur moshën madhore.

Mesa duket, ish-çifti nuk ka arritur dot të ndreqë tërësisht martesën e tyre, çka ka sjellë edhe divorcin përfundimtar.

Ylli i kinemasë amerikane i ka rrënjët në krahinën e vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.

Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshatit Qytezë në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.