“DUHET TË BËJMË…”/ Noizy tregon planin për prishjen e koncertit të Bregoviçit në Korçë – AlpeGossip
“DUHET TË BËJMË…”/ Noizy tregon planin për prishjen e koncertit të Bregoviçit në Korçë

“DUHET TË BËJMË…”/ Noizy tregon planin për prishjen e koncertit të Bregoviçit në Korçë

Noizy ka shpalosur idenë e organizimit të një tjetër koncerti të përmasave të mëdha në Korçë në po të njëjtën ditë që Bregoviç pritet të ngjitet në skenë.

“Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”, shkroi ai fillimisht në një fotografi të publikuar nga palestra.

Reperi i bën ftesë të hapur kolegëve për organizimin e këtij koncerti, me qëllim dështimin e festivalit.

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar Noizy.