Pesë ngjyra flokësh që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja! – AlpeGossip
Pesë ngjyra flokësh që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja!

Pesë ngjyra flokësh që do t’ju bëjnë të dukeni 10 vite më të reja!

Një nga shqetësimet më të mëdha të femrave është pikërisht procesi i plakjes. Dhe pse gjithmonë mund të jeni kujdesur për lëkurën që t’ju shfaqen sa më vonë rrudhat është dhe një faktor tjetër që ndikon në pamjen tuaj.

Flokët, ngjyra dhe mënyra se si i rregulloni ndikon drejtëpërdrejtë në pamjen tuaj. Mbase e keni pyetur gjithmonë veten se cila mund të jetë një zgjidhje efektive, por nuk e keni vënë re se fajin e ka ngjyra e flokëve tuaj.

Për fat të mirë ka një zgjidhje. Janë disa ngjyra të zgjedhura flokësh që profesionistët betohen që mund t’i “mashtrojnë” të gjithë dhe t’i bëjnë të mendojnë se jeni më të reja nga sa jeni në të vërtetë.

1.Reflekset karamel

Ky është një opsion i shkëlqyeshëm për brunet që kërkojnë një ndryshim të lehtë dhe që nuk është shumë ekstrem. Për brunet, theksimi i karameles mund të ndihmojë në ngrohjen dhe zbutjen e karakteristikave të fytyrës.

2.Ngjyrë mjalti

Hijet e bjondes së artë i japin lëkurës çehre dhe shkëlqim rinor.

3.Bjonde e zbehtë

Nëse nuk doni të bëheni bjonde e hapur, flokët me bjonde pak të zbehtë do të jenë ngjyra ideale që do t’i japë ndriçim fytyrës tuaj.

4.Shampanjë rozë

Kjo ngjyrë ka qënë një nga të preferuarat e vajzave vitet e fundit, duke i treguar pothuajse pa dallim moshe vajzat dhe gratë më të mëdha në moshë.

5.Bjonde e ngrohtë me rrënjë të errët

E ndritshme dhe e bukur, kjo bjonde me rrënjë të zezë do t’ju ndriçojë fytyrën.