Rezultatet e sondazhit: Ja kush shqiptar do ta fitojë Eurovizionin (FOTO) – AlpeGossip
Rezultatet e sondazhit: Ja kush shqiptar do ta fitojë Eurovizionin (FOTO)

Rezultatet e sondazhit: Ja kush shqiptar do ta fitojë Eurovizionin (FOTO)

Eurovizioni këtë vit është “pushtuar” nga shqiptarët pasi jo vetëm 1, por 3 këngëtarë shqiptarë po marrin pjesë si asnjëherë më parë. Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, Ermal Meta do përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto ninete” dhe Eleni Foureira do përfaqësojë Qipron me këngën “Fuego”.

Por përpara muajit maj, kur fillon edhe Eurovizion, faqja e sondazheve të spektaklit më të madh të muzikës në Europë “Wiwibloggs” ka bërë një sondazh për fituesin dhe shumicën e votave e ka marrë kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, 3,559 vota.

Por edhe Eugent Bushpepa ka zënë një vend të mirë në renditje duke u radhitur i katërti me 1,415 vota.

Ndërsa Eleni Foureira nuk ka zënë asnjë vend në këtë Top 12 këngësh më të pëlqyera.