PSE NUK BËRI FOTO ME CAPITAL T? Ja si u përgjigjet Adrola Dushi fansave – AlpeGossip
PSE NUK BËRI FOTO ME CAPITAL T? Ja si u përgjigjet Adrola Dushi fansave

PSE NUK BËRI FOTO ME CAPITAL T? Ja si u përgjigjet Adrola Dushi fansave

Reperi i dashur për publikun, Capital T, organizoi në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpunëtoret për koncertin “Time Capsule” që do organizojë në kryeqytetin e Kosovës.

Mes të ftuarve ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje.

Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.

Pas përfundimit të festës, modelja postoi në profilin e “Instagram”-it disa fotografi me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo.

E këtë detaj e kanë kapur ndjekësit e saj, të cilët menjëherë e kanë pyetur:

“E pse me Capital T s’ke ba foto?”.

Pse nuk bëri foto me Capital T? Ja si u përgjigjet Adrola Dushi

“Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”, iu përgjigj Adrola fansave të saj.

Mbase çifti ka realizuar foton e shumëkërkuar, por do e postojnë në momentin kur ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre.