Olta Gixhari njihet për natyrën e saj mjaft të qeshur dhe komike. Bukuroshja nuk harron asnjëherë të mbajë fansat të informuar me gjithçka bën në jetën e saj. Në profilin e Oltës nuk mungojë po ashtu edhe video mjaft komike për të cilat ajo shpesh gjykohet.
Përpos kësaj, Olta ditën e djeshme na ka kënaqur të gjithëve teksa ka ‘imituar’ moderatoren e njohur Arbana Osmani në fushën e gatimit. Të gjithë tashmë jemi njohur me pasionin e veçantë të Arbanës, por këtë ‘sfidë’ të ëmbël nga Olta vërtet që nuk e prisnim.
Ajo përmes videove në instastory ka treguar pjatën e saj të veçantë që supozohet e ka krijuar vetë. “Kjo është pjata ime speciale. Këtë e ka blerë në market, këtë tjetrën tek katunari lagjes dhe këtë po ashtu në treg”,- shpjegon me kujdes Olta.” Me kaq pak gjëra mund të hani këtë pjatë të shijshme dhe dietike”,-shton ajo me shaka.
Dhe me të qeshurën e saj karakteristike shton: “-Dhe në fund e shoqërojmë me një gotë verë te kuqe…ose një shishe”,-dhe shpërthen në të qeshura për disa minuta. Nuk ka harruar po ashtu të etiketojë moderatoren Arbana Osmani në këtë sfiqë kaq të embël e komike po ashtu.